Dj
Creating the Best. Day. Ever.

A e dini se gjetja e DJ-së perfekt është një nga përgjegjësitë më të mëdha që keni?
Po, e lexuat mirë! “Një nga përgjegjësitë më të mëdha”. Realiteti është se ju
shpenzoni aq shumë kohë dhe para për të krijuar dasmën perfekte dhe do të ishte
një mëkat ta prishnit duke zgjedhur DJ-në e gabuar.
Rezervimi i argëtimit tuaj duhet të jetë një përparësi kryesore. Përndryshe
përse DJ-të më të mirë rezervohen herët?
Muzikë shqiptare, e huaj, prodhimet dhe hitet më të fundit muzikore, ofrohen falë
paisjeve moderne dhe profesionale.
Si procedohet me pagesën?
Si fillim për të prenotuar duhet lënë një parapagim (ose ndryshe kapar). Kjo mund të realizohet:
-Transfertë në llogarinë bankare
– Me Western Union
-Duke përdorur Moneygram
– Me Ria
– Takim fizik
Sqarim: Pagesat janë fikse dhe sipas kërkesës suaj, mund të lëshohet faturë ose
mund të nënshkruhet kontratë.
Bonus: Nëse jeni të interesuar për të prenotuar Iljard Shabën gjatë gjithë dasmës,
përfitoni FALAS një performancë me lahutën e Malsisë e vlefshme për:
-Trevat e Veriut
-Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi
Si funksionon me eventet në Diasporë?
Nëse jeni të interesuar për këto shërbime në Diasporë apo kudo jashtë kufijve të
Shqipërisë, nga klienti duhen marrë përsipër:
-Pagesa e biletës së avionit
-Akomodimi
-Teknika Audio (Zerimi, bokset).
Në të kundërt tarifat e mësipërme do t’i shtohen vlerës
përfundimtare të shërbimit.