Mirësevini në websiten tim!
Një koncept i ri për të bërë bashkë punët dhe shërbimet që ofroj për të gjithë të interesuarit.
Nëse ende nuk jeni të vendosur se cilin person të kontraktoni për ditën tuaj më të rëndësishme, ju ftoj t’i hidhni një sy performancave, repertorit të gjerë dhe show-t si cilësi karakterizuese. Websiti ndër të tjerash ju jep mundësinë të rezervoni shërbimet në datën që dëshironi thjesht me një klik!
Eksperienca gati 10-vjeçare në tregun shqiptar dhe përtej kufijve, është garancia për një ditëlindje, fejesë apo dasmë magjepsëse, ku gjithçka shkon siç duhet, nga hallka e parë e deri tek e fundit.
Tingujt e violinçelit, kombinuar me një atmosferë të gëzueshme dhe fytyra të buzëqeshura miqsh dhe familjarësh është motivi i çdo dite!
I apasionuar ndaj punës, ambicioz për t’ju ofruar më të mirën dhe shumë i organizuar…
Përulës dhe falenderues
për çdo vlerësim dhe duartrokitje tuajën
Iljard Shaba!