Elemente Show

Një dasëm që zgjat minimalisht 6 orë, nuk është aspak e vështirë të bëhet e mërzitshme nëse nuk ka pak shoë brenda.
Të gjitha gëzimet tuaja shkojnë në një nivel tjetër nëse kanë elemente të tilla si:
Fishekzjarre:
Mund të përdoren në momentin e hyrjes se çiftit, momenti i tortës, shamia e beqarit etj.

Tymuese:
Ideale për kërcimin e çiftit, apo për kërcimin e vajzës me babin etj.

Përse të shpenzoni për fishekzjarre dhe tymuese?
Për çiftet e dashuruar, nuk ka ditë më të rëndësishme se dita e dasmës së tyre. Pasi
kanë shpenzuar muaj apo edhe vite duke planifikuar dasmën e tyre, ata duan të
sigurohen që gjithçka të shkojë sipas planit, të ftuarit e tyre të kalojnë bukur dhe
ata mund të festojnë vërtet ashtu siç duan.
Një nga mënyrat më të mira për të siguruar që dasma juaj të “bëjë”zhurmë është të
keni një shfaqje profesionale fishekzjarresh në fillim apo në fund të mbrëmjes!
Shfaqjet e fishekzjarreve janë një start ose një finale e mrekullueshme për dasmën,
fejesën apo ditëlindjen tuaj. Nga ana tjetër, tymueset mbajnë faktorin WOW për
miqtë dhe familjen tuaj!
A është e domosdoshme?
Ndërsa fishekzjarrët në dasma kanë qenë të përdorura prej disa vitesh, me buxhetet
e dasmave që po zgjerohen vazhdimisht, shumë çifte duhet të marrin vendime të
vështira se çfarë argëtimi të zgjedhin për mysafirët e tyre.
Megjithatë, diçka që duhet mbajtur si prioritet është një shfaqje fishekzjarresh, pasi
në të vërtetë është një nga mënyrat më mbresëlënëse për të festuar një martesë. Për
më tepër, mund të bëhet si një surprizë e madhe për të dashurit në fund, me miqtë
dhe familjen që dalin jashtë dhe shikojnë qiellin me ngjyra të ndezura.
Risi &inovacion
Për herë të parë në Shqipëri kam vendosur të fus një shërbim të ri, ideale për të
gjitha çiftet që kanë vendosur të martohen këtë vit.
Show-n me pistoleta me CO2 (dioksid karboni) të ftohtë. Adrenalinë, emocion,
ndjesi unike! Duhet ta provoni për ta kuptuar.
Ky element padyshim do ta bëjë dasmën tuaj më të veçantë se çdo kasetë tjetër që
keni parë më herët. Bëhuni ju të parët për të provuar diçka që vjen për herë të parë
në Shqipëri! Nëse keni dikë të interesuar për një shërbim të tillë apo doni t’i bëni
miqve tuaj një dhuratë të veçantë ja tek e keni një ide…!

Përse të paguaj për Co2 Gun?
Armët Co2 shpërthejnë për efekt të shkëlqyeshëm. Ato janë të përshtatshme:
-Për interpretues të ndryshëm gjatë shfaqjes
-Hyrja e nuses dhe dhëndrit
-Momenti i prerjes së tortës
-Ardhja e krushqve
-Hyrja në festën e beqarisë
-Festë kërcimi, ditëlindjeje, baby shoëer etj.
-Mbyllja e eventit
Kjo lloj “pistolete” është e njohur në mbarë botën për atmosferën e shkëlqyer që
zgjon tek të ftuarit. Mund të përdoret në ambiente të brendshme ose të jashtme.
Nëse e zgjidhni këtë shërbim, të ftuarit do ta mbajnë mend
gjatë dasmën tuaj!